Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka bërë thirrje për testimin e ilaceve anti-malariale për të trajtuar COVID-19.
Në një intervistë për mediat franceze, Macron u shpreh se propozimi i profesorit nga Marseja Didier Raoult është autorizuar nga autoritetet kompetente dhe se tani duhet të testohet për të treguar efektivitetin.
“Detyra ime është të siguroj që të gjitha qasjet terapeutike që ndiqen sot, t’i nënshtrohen provave të rrepta klinike, dhe sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që të gjendet një vaksinë. E gjitha kjo nuk është çështje besimi, por çështje shkencore”.
Në Francë rezultojnë 165 mijë persona të infektuar nga të cilët rreth 17.920mijë kanë gjetur vdekjen deri më tani./abcnews.al