Presidenti francez Macron vizitë zyrtare në prill në Shtëpinë e Bardhë

schedule14:31 - 24 Janar, 2018

schedule 14:31 - 24 Janar, 2018

Me ftesë të presidentit amerikan, Donald Trump, lideri francez, Emmanuel Macron do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara në muajin prill të këtij viti. Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë me anë të një deklarate, ku nënvizohet rritja e shpejtë e Macron në skenën e politikës botërore. Mediat ndërkombëtare komentojnë njoftimin e këtij institucioni dhe shkruajnë se i është dhënë më shumë madhështi se sa kryeministres britanike Theresa May. Mes shumë zhvillimeve, gjatë vizitës do të jetë dhe një darkë e organizuar nga Trump dhe gruaja e tij Melania. Kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe Macron kanë ndërtuar një marrëdhënie të drejtë dhe të përzemërt gjatë vitit të kaluar, ku vlen të theksohet dorështrëngimi i tyre paksa i çuditshëm pasi zgjati për më shumë se një minutë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!