Presidenti dekreton Besnik Muçin në Gjykatën Kushtetuese, prokuroria vazhdon vettingun

schedule17:07 - 16 Tetor, 2019

schedule 17:07 - 16 Tetor, 2019

Presidenti Ilir Meta dekretoi prokurorin Besnik Muçi për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Por, ai nuk mund të emërohet në këtë Gjykatë, pasi vazhdon betejën e Vettingut në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.Trupa e KPA-së i kërkoi DSIK deklasifikimin e një dokumenti të klasifikuar si sekret shtetëror, ku thuhej se subjekti i rivlerësimit ka lidhje me dy persona të proceduar penalisht.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Besnik Muçit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Kreu i Shtetit ne arsyetimin e tij thotë se Besnik Muçi gëzon integritet të lartë moral, etik dhe cilësi të larta profesionale, të cilat janë kërkesa të domosdoshme dhe në koherencë me besimin që kërkon publiku për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Besnik Muçi nuk mund të jetë antarë i Gjykatës Kushtetuese pasi për të nuk ka përfunduar procesi i vettingut në Kolegjin e Posaçëm të Aplimit. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon që anëtarët e rinj të Gjykates Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Antarët e SPAK duhet që të kenë një vendim të formës së prerw nga të  3 hallkat e procesit të rivlerësimit.

Në këtë seancë Komisionit Publik solli një dokument të klasifikuar si sekret shtetëror për të cilin, u mor miriatimi i  DSIK-së për ta deklasifikuar. Ky dokument kishte të bënte me faktin që Besnik Muçi ka blere apartamentin shtetasit A.I i cili është i proceduar penalisht për moskallëzim krimi dhe  i ka blerë makinën një tjetër personi po ashtu i proceduar penalisht dy herë nga Prokuroria.

Sipas Komisionerit subjekti i rivlerësimit i ka shtetasit A.I, një borxh në vlerën prej 21 000 euro. Kjo hua  mund të shërbejë si rrethanë dhe argument se subjekti i rivlerësimit mund të vihet lehtësisht nwn presionin e strukturave kriminale.

Prokurori Muçi ka sqaruar se këto persona nuk mund të cilësohen si të lidhur me të, pasi ai ka me ta vetëm marrëdhënie kontraktuale, dhe asgjë më tepër. Muçi i kërkoi trupës gjykuese që ky dokument të mos administrohet si provë.

Prokurori ka depozituar edhe disa prova të reja përsa i përket ligjshmërisë për krijimin e pasurisë së tij, por Komisioneri  ka vlerësuar se këto dokumente vërtetojnë ligjshmërinë e marrjes së huas por nuk ka asgjë të re për ta justifikuar.

Trupa gjykuese e KPA-së i kërkon informacion Prokurorisë për Krime të Rënda nëse Prokurori Besnik Muçi është përfshirë në trajtimin e informacioneve apo i ka trajtuar producionalisht si prokuror, dy personat të cilëve u ka blerë apartamentin dhe automjetin. Besnik Muçi është përzgjedhur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në 15-shen e prokurorëve, për të qenë pjesë e strukturës se Posaçme Antikorrupsion. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!