PRESIDENTI/ Data 23 erdhi, PD në kërkim të një emri të përbashkët, Alibeaj takon nesër aleatët

schedule12:49 - 19 Maj, 2022

schedule 12:49 - 19 Maj, 2022

Data 23 do të jetë dita kur pritet të ezaurohet edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit dhe nëse kjo nuk do të ndodhë, Parlamenti do të tentojë sërish në një raund të tretë më datë 30 maj. Synimi është gjetja e konsensusit mes palëve dhe sigurimi i 84 votave siç kërkon Kushtetuta për tre raundet e para.

Lexo edhe: LISTA/ Alibeaj mbledh grupin parlamentar në selinë blu, kush janë 26 deputetët e pranishëm

PD ka hedhur tashmë disa emra në qarkullim si kandidatura të mundshme duke kërkuar mbështetjen nga maxhoranca për zgjedhjen e njërit prej tyre në raundin e parë, ndërsa socialistët kanë kërkuar të diskutohet duke mos i lënë atyre ekskluzivitetin e propozimit.

Çfarë ndodh tani?

Ashtu siç kishin kërkuar më herët krerët e grupeve parlamentare të opozitës, pritet që të arrihet më parë një konsensus mes tyre dhe më pas të negociohet me maxhorancën dhe duket se Alibeaj po tenton të bëjë këtë.

ABC mëson se Alibeaj pritet të takohet nesër me krerët e grupeve parlamentare të PR dhe PDIU. Qendrimi i mëparshëm i tyre ka qenë që të dëgjohen njëherë pretendimet e PD-së dhe më pas të dilet me një emër të përbashkët, gjë që ka bërë të mos nxjerrin një emër të tyrin.

Emrat e opozitës

PS e ka më të lehtë të zgjedhë një President me votat e saj në raundin e katërt dhe të pestë pasi duhen 71 vota. Megjithatë, palët po tentojnë të gjejnë një emër konsensual. Në lidhje me këtë, PD ka hedhur në qarkullim emra si Majlinda Bregu; Visar Zhiti; Ina Rama; Dritan Demiraj; Dashamir Shehi; Neritan Ceka dhe Arben Çejku si kandidatë të mundshëm për President. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!