Presidenti çek: Marrëveshja e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës ndoshta nuk do të jetë e drejtë

schedule14:28 - 22 Gusht, 2024

schedule 14:28 - 22 Gusht, 2024

Presidenti çek Petr Pavel vlerësoi se një marrëveshje e mundshme paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës ndoshta nuk do të ishte e drejtë dhe shtoi se është një “fantazi” të presësh që Ukraina të rimarrë kontrollin e Krimesë.

Sipas tij, SHBA, së bashku me Kinën, Bashkimin Europian dhe vendet demokratike, duhet të bëjnë presion ndaj Ukrainës dhe Rusisë për të negociuar paqen, e cila, megjithatë, siç tha ai, nuk do të jetë plotësisht e drejtë.

“Një paqe e drejtë, nëse e imagjinojmë si 100 për qind ose asgjë, do të nënkuptonte kthimin e kontrollit të plotë në Ukrainë mbi territorin e saj, duke përfshirë Krimenë,” vuri në dukje Pavel.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!