Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti Begaj: Shkolla dygjuhëshe unike në New York urë lidhëse mes brezave, kulturave dhe kombeve

schedule18:40 - 25 Shtator, 2025

schedule 18:40 - 25 Shtator, 2025

NEW YORK- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi vizitë në shkollën amerikane të qytetit të New York,  P.S.108 Philip J.Abinanti, e cila aplikon për herë të parë programin akademik dygjuhësh shqip-anglisht.
Duke e vlerësuar këtë model unik për gjuhën shqipe, jo vetëm në SHBA, por dhe në botë, Presidenti Begaj theksoi se ai përfaqëson një investim të çmuar për të gjithë komunitetin shqiptaro-amerikan.
Për sa i përket kurrikulës së këtij programi dygjuhësh që përfshin të gjitha lëndët e kurrikulës, Presidenti Begaj u shpreh se në këtë mënyrë shqipja është tashmë në nivelin e gjuhës akademike, pasi fëmijët shqiptarë po arsimohen në gjuhën amtare.


“Më tepër se sa risi, programi shërben si urë lidhëse midis brezave, kulturave dhe kombeve”, – u shpreh Presidenti Begaj në prani të nxënësve, mësuesve dhe prindërve, përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe senatores së kësaj zone, ndërsa shprehu mirënjohje për nismëtarët e kësaj shkolle dhe të gjithë shqiptaro-amerikanët që mbajnë gjallë identitetin e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!