Presidenti argjentinas, Alberto Fernandez, deklaroi se do të blejë rreth 20 milionë doza të vaksinës ruse Sputnik-V.
Sipas marrëveshjes, dozat e para të vaksinës që injektohet në dy doza do të mbërrijnë në dhjetor, por deri në muajin shkurt do të vaksinohen deri në 13 milionë argjentinas, ku prioriteti shkon për personat me risk më të madh.
“Kur vaksina të miratohet nga autoritetet shëndetësore, do të jem i pari që do të marr vaksinën, në mënyrë që asnjëri të mos frikësohet”, deklaroi presidenti Alberto Fernandez.
Argjentina bën pjesë edhe në konsorciumin COVAX, që mundëson vaksinën e vendeve me të ardhura më të ulëta.
Vendi amerikano-jugor regjistron rreth 1 milionë e gjysmë të infektuar, dhe 40 mijë viktima./abcnews.al