Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti amerikan Joe Biden dënon “sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës”

schedule05:21 - 24 Shkurt, 2022

schedule 05:21 - 24 Shkurt, 2022

Presidenti amerikan Joe Biden dënoi një “sulm të paprovokuar dhe të pajustifikuar nga forcat ushtarake ruse” në një deklaratë të mërkurën në mbrëmje pas shpërthimeve në Ukrainë.

“Presidenti Putin ka zgjedhur një luftë të paramenduar që do të sjellë një humbje katastrofike të jetës dhe vuajtje njerëzore,” tha Biden. “Vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë ky sulm, dhe Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e saj do të përgjigjen në një mënyrë të bashkuar dhe vendimtare. Bota do të konsideroj Rusinë përgjegjëse”.

Pak para se të fillonin shpërthimet në Ukrainë, presidenti rus Vladmir Putin bëri thirrje për “çmilitarizimin” e Ukrainës në komentet televizive duke njoftuar një operacion ushtarak. Biden tha se ai planifikoi të fliste me popullin amerikan të enjten dhe do të njoftonte “pasojat e mëtejshme” që SHBA dhe aleatët e saj planifikonin t’i impononin Rusisë mbi “këtë akt të panevojshëm agresioni kundër Ukrainës dhe paqes dhe sigurisë globale” raporton gazetari Jeremy Herb i “CNN”.



“Ne gjithashtu do të koordinohemi me aleatët tanë të NATO-s për të siguruar një përgjigje të fortë dhe të bashkuar që pengon çdo agresion kundër Aleancës,” tha Biden.  / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!