Presidencialet, përballja Harris-Trump/ Mema: Demokracia amerikane e tejkaloi sprovën e 6 janarit!

schedule13:47 - 30 Tetor, 2024

schedule 13:47 - 30 Tetor, 2024

Medlir Mema pedagog për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në “News Line” në ABC News komentoi zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe përballjen Kamal Harris dhe Donald Trump.

Sipas një sondazhi të Associated Press, ka rezultuar se 40 % e votuesve janë të shqetësuar për dhunë pas zgjedhjeve, dhe se janë të frikësuar për demokracinë.

“Thënia e Biden problematike dhe një kosto për fushatën e Harris. Ka një interes të madh për këto zgjedhje. Në SHBA mund të votosh me postë përpara kohe. Në 8 vitet e fundit ka pasur një rritje. Historikisht votimet e hershme janë në favor të demokratëve. Por këtë herë hendeku mes Harris dhe Trump është më i vogël nga sa ka qenë historikisht dhe kjo do të thotë që favorizohet Trump. Demokracia amerikane e tejkaloi sprovën e 6 janarit. Vetë zotin Trump kur e kam dëgjuar shoh një lodhje të tij. Mendoj që ky është cikli i fundit, por edhe gjykata amerikane ka dhënë një sinjalizim të fortë që nuk do të bëjë hapa pas”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai nënvizoi se ish-presidenti Trump mori shumë vëmendje pas sulmit të tij të parë.

“Zoti Trump vetë nuk është një kandidat normal. Pas sulmit të parë mori shumë vëmendje. Por është shumë i pafavorshëm. Mediat pothuajse kanë anashkaluar diskutimin në lidhje me atentatin ndaj zotit Trump. Ka një tentativë për ta zbehur atë që i ndodhi në gusht”, tha ai.

/abcnews.al/