Presidencialet në SHBA, Biden parakalon Trump në Nevada

schedule18:17 - 6 Nëntor, 2020

schedule 18:17 - 6 Nëntor, 2020

Sipas shifrave të fundit, Joe Biden ka kaluar në avantazh ndaj Donald Trump me rreth 22,000 vota në Nevada.

Rreth 91% e votave janë numëruar deri më tani, dhe rreth 76% e votave totale pritet të jenë përmes fletëvotimeve postare.

Nevada është një nga disa shtete që zgjodhën të dërgojnë fletëvotime me postë te çdo votues i regjistruar në shtet.

LEXO EDHE: “Mbaroi, Biden mposhti Trump”! Si e morën amerikanët vendimin e rrallë

Para zgjedhjeve, Trump denoncoi në mënyrë të përsëritur lëvizjen, të njohur si votim universal me postë, duke thënë se kjo do të hapte procesin për ndërhyrje.

Më herët sot Biden kaloi në avantazh ndaj kanididatit republikan edhe në Pensilvani.

Sipas “Business Insider”, Biden projektohet të fitojë zgjedhjet, pasi arriti të përmbysë rezultatin në Pensilvani dhe ka tashmë 273 vota të Kolegjit Elektoral. g.v/abcnews.al