Partia e opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE ka deri tani numrin më të lartë të kandidaturave për zgjedhjet presidenciale. Ndërsa BDI ka deklaruar se do të kandidojë gjithashtu me një kandidat të vetin, LSDM do të vendosë të dielën nëse do të mbahen bashkarisht zgjedhjet presidenciale dhe ato të parakohshme.
Tetë kandidatura presidenciale kanë arritur nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, ka theksuar sot nënkryetari I kësaj partie.
Vlado Misajlovski, VMRO DPMNE: “Në arkivën partiake kanë arritur 8 kandidatura, por numri përfundimtar I aplikuesve do të dihet ditëve në vijim për shkak se një pjesë e aplikimeve mund të arrijnë përmes postës. Të gjitha kandidaturat do të shqyrtohen nga Komisioni përkatës, ku më së voni deri të martën dot bëhen publike emrat që I plotësojnë kushtet ligjore për kandidat për president të vendit”.
Këshilli Ekzekutiv i LSDM-së të dielën do të merr vendimin nëse janë për kërkesën e opozitës që bashkë me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe ato të jashtëzakonshme parlamentare. Javën e kaluar në takimin e Këshillit Qendror kishte filluar procedura për paraqitjen e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale, por zyrtarisht nuk ka asnjë emër. Ndërkohë BDI-ja do të del me kandidatin e tyre për president, por Kryesia qendrore ka autorizaur liderin partiak Ali Ahmeti që të zhvillojë negociata nëse paraqitet ndonjë bashkëpunim.
Kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami në emisionin Klan Debat ka theksuar se nga kjo parti kanë një emër kandidati dhe mbështetjen për të do ta kërkojnë edhe nga partitë tjera.
Ndërkaq, siç mësohet, në fillim të javës së ardhshme do të dihet nëse BDI dhe LSDM në zgjedhjet presidenciale do të dalin me kandidatin e përbashkët konsensual. /abcnews.al