Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë. Kandidati i Foltores premtoi transport urban falas

schedule15:59 - 27 Mars, 2023

schedule 15:59 - 27 Mars, 2023

“Me Belind Këlliçin në krye të Bashkisë Tiranë, transporti publik për të gjithë qytetarët e Tiranës, do të jetë falas.”

Por sa real është një premtim i tillë? Sipas të dhënave zyrtare të bashkisë Transporti Publik Urban në Tiranë përdoret mesatarisht nga rreth 200,000 persona në ditë duke pasur një kosto prej 248 milionë lekësh në një muaj. Pra vetëm për të kompensuar biletat që paguajnë qytetarët bashkia duhet të akordojë një fond prej 3 miliardë lekësh në një vit.

Ndërkohë që për shpenzime të tjera për transportin publik bashkia e Tiranës parashikon 4.5 miliardë lekë të tjera në buxhetin e viti 2023. Në këtë mënyrë nëse ky shërbim do ofrohej falas 7.5 miliardë lekë ose rreth 26% nga 28.8 miliardë lekë që është buxheti total i bashkisë do të shpenzohej vetëm për transportin publik.

Kostoja do të transferohej më pas po te qytetarët e madje disafish. Edhe pse do të kishin falas biletën 40 lekëshe të urbanit, qytetarëve të Tiranës do t’u mungonin shërbime të tjera cilësore, pasi një pjese të mirë te takasve dhe tarifave lokale që ata paguajnë për pushtetin vendor, nuk do të shkonin për mirmbajtjen apo investimet në shkolla e kopshte.

Që prej vitit 2013 shërbimi i transportit publik urban kryhet nga 11 operatorë privatë të cilët realizojnë shërbimin në 16 linja të ndryshme. Operatorët zotërojnë gjithsej një flotë prej 311 mjetesh ndërkohë që bashkia subvencionion të gjitha kategoritë në nevojë siç janë personat me aftësi të kufizuar, personat me ndihmë ekonomike dhe studentët, duke marrë parasysh të gjitha këto transporti public falas, nuk do të ofronte asnjë ndihmë reale për qytetarët në kushte të vështira ekonomike.

Në këtë mënyrë premtimi i Belind Këlliçit duket se është vetëm një tjetër premtim jo real, pas atij të Lulzim Bashës 12 vite më parë për ndërtimin e një tramvaji, i cili mbeti vecse ne deklaratat elektorale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!