Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga kasa fiskale te taksat, premtimi i Bashës: 5 hapat tanë për biznesin e vogël

schedule17:50 - 13 Nëntor, 2019

schedule 17:50 - 13 Nëntor, 2019

Kreu i PD, Lulzim Basha po zhvillon këtë pasdite një takim me bizneset në Fier, në kuadër të turit “Rrugëtim pë Shqipërinë”.

Gjatë bashkëbisedimit me të pranishmit, Basha premtoi se  qeverisja e djathtë në pushtet do të bëjë të mundur “vendosjen e pullës tek biznesi i vogël dhe tatimorët s’do kenë punë më tek bizneset”.

Moratorium për inspektoriatet të cilat do të pezullohen për tu riformuar. Me vendosjen e pullës tek biznesi i vogël tatimorët s’do kenë punë më tek bizneset, madje mund ta klasifikojmë si vepër penale”, tha Basha.

Më tej kreu i demokratëve tha se kasa fiskale nuk do të ketë këtë funksion në qeverisjen e tij.

Kasa fiskale nuk do të ketë më këtë funksion. Do të ndërpritet transferimi i të dhënave në ministrinë e finanacave dhe nuk do të paguani më koalidimin e kasave”, tha Basha.

Më tej Basha foli edhe për 5 hapat për biznesin e vogël,  ku të parin veçoi se  do të jetë “eliminimi i taksës ‘Rama’ mbi karburantit”, ndërsa shtoi se do të eliminohet gjitha tarifat lokale dhe qendrore dhe përqendrimi i tyre në një taksë të vetme prej 0.5% e xhiros vjetore.

Ky është boshti i programit tonë fiskal sa i përket biznesit të vogël i përkthyer në pesë hapa; duke nisur që nga çmimi i energjisë e deri tek prania e tatimorëve vend e pa vend, e deri tek absurdi i futjes së biznesit të vogël në sistemin e TVSH-së. Këtu në Fier e kam shpallur para disa vitesh platformën tonë për biznesin e vogël që është tërësisht e plotësuar në çdo element të tij. dhe dua ta përsëris se masat tona për biznesin e vogël do të jenë këto:

Së pari, do të konsiderohet biznes i vogël çdo biznes me xhiro vjetore nën 14 milionë lekë të reja në vit. Që do të thotë nën 140 milionë të vjetra në vit të gjitha do të konsiderohen biznes i vogël dhe do të përjashtohen nga detyrimi absurd i TVSH.

Së dyti, eliminimi i të gjitha tarifave lokale dhe qendrore, kryesisht lokale dhe përqendrimi i tyre në një taksë të vetme prej 0.5% e xhiros vjetore. Një taksë 0.5% e xhiros vjetore për biznesin e vogël.

Së treti, ngjitja e pullës fiskale në hyrje të biznesit të vogël si mesazhi i ndalimit të pranisë së çdo inspektori tatimor dhe çdo lloj tatimori, për t’i dhënë fund terrorit nën të cilin gjendet sot i gjithë biznesi dhe sidomos i vogli.

Së katërti, masa që do të prekin edhe biznesin e vogël, edhe konsumatorin, edhe biznesin e madh, kanë të bëjnë me dy komoditete të mëdha që janë të ekonomisë; karburanti dhe energjia elektrike. Çmimi i energjisë elektrike sot për biznesin dhe për konsumatorin është më i larti në Ballkan. Çmimi i naftës sot është më i larti në Ballkan.

Prandaj hapi i parë do të jetë eliminimi i taksës “Rama” mbi karburantin, 240 lekë/litër që u shtuan në 2014 dhe 2015 dhe e ka bërë shqiptarin të paguajë naftë dhe benzinë më të shtrenjtin në rajon, si dhe prezantimi i fashës për biznesin e vogël dhe prodhues. Do të jetë një çmim favorizues për këto kategori.

Së pesti, ka të bëjë me xhiron, do të përkthehet në rritjen e fuqisë blerëse, vendosjen e rrogës minimale në nivelin e 300 euros”, u shpreh Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!