Premtimet e politikës dhe realiteti ekonomik/ Xhepa: Të shohim problemet reale, partitë të mbështesin të rinjtë

schedule20:30 - 8 Nëntor, 2024

schedule 20:30 - 8 Nëntor, 2024

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa thotë se duhen parë problemet reale me të cilat përballet shoqëria në vend, ku sipas tij, përveç ekonomisë, janë korrupsioni dhe shteti ligjor.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Xhepa u shpreh se partitë politike duhet të mbështesin të rinjtë.

“Duhet të jemi më serioze. Sfidat reale të kësaj shoqërie duhen parë në sy. Nëse flasim për çështje demografike, duhet të shohim rrënjët e problemit. Duhet të shohim problemin real dhe të kemi zgjidhje reale. Gjithkush që paraqet një program elektoral, gjërat duken qartazi që janë populiste, njerëzit e shprehin me votë. Një parti politike mund të fitojë pa program, mund të luftojë korrupsionin. Sot, ne duhet të japim disa elementë themelore, shqetësimi kryesor është korrupsioni, shteti ligjor. Kemi çështje sociale, pensionet, varfëria. Secilia parti politike duhet të japë zgjidhje. Duhet të jemi më realistë. Partitë politike fitojnë kur janë realistë. Duhet të jemi më pak racionalë në këto ide. Unë bie darkod, kur bëhet fjalë për çifte të reja, duhet të integrohen. Njerëzit duhet të rrisin të ardhurat”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!