Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Premtimet e pambajtura i përkasin së shkuarës,” Mazi: Kemi përpara një proces të vështirë e rrugë të gjatë

schedule16:56 - 19 Korrik, 2022

schedule 16:56 - 19 Korrik, 2022

Në Bruksel ka nisur pasditen e së martës, takimi i shqyrtimit analitik të legjislacionit (screening), pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE. Gjatë fjalës së tij, kryenegociatori shqiptar Zef Mazi u shpreh se vendin e pret një proces i gjatë dhe i komplikuar në vijim.

Po ashtu, Mazi theksoi se duke nisur nga sot premtimet e pambajtura i përkasin të shkuarës dhe se de jure tashmë ka nisur procesi i integrimit të Shqipërisë në Union.

“Proces i gjatë, i komplikuar, i vështirë, rruga para nesh do të jetë e tatëpjetë. Duhet të vijojmë të punojmë, të punojmë e punojmë. Potenciali i unionit për të ndihmuar në vazhdimin e projekteve evropiane është i madh…Në bazë të këtyre rrethanave, nga e sot e tutje për ne, premtimet e pambajtura tashmë i përkasin të kaluarës. Fakti de jure është që sot nis procesi i integrimit. Ne po ngremë tullën e parë të themelit, duke bërë hapin e parë që do të jetë një rrugë e gjatë… Ne duam që BE të jetë më e fortë dhe më e zhvilluar. Do të jetë një arritje e madhe kur të gjitha vendet e Ballkanit të jenë anëtare dhe BE do të bëhet më e madhe në sferën globale.”



Vijon…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!