“Premtimet e Kurtit, të pambajtura”, Veliu: Askush nuk e priste që vendet që e krijuan Kosovën ta sanksiononin

schedule16:34 - 13 Janar, 2024

schedule 16:34 - 13 Janar, 2024

“Ishte periudha që VetëVendosja kaloi nga një organizatë jo qeveritare, në një subjekt zgjedhor. Ishte një periudhë që nuk zgjati shumë dhe ne i dhamë fund bashkëpunimit tonë”, ka deklaruar kryetari i Shoqatës “Identiteti”, Lulzim Veliu në raport me marrëdhënien me Albin Kurti.

Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, ai ka thënë se është shumë i pakënaqur nga Kurti, pasi nuk i ka mbajtur premtimet e dhënë, pasi ka ngecur në marrëdhënie ndërkombëtare.

Sipas Veliut, askush nuk e priste që vendet që e krijuan Kosovën ta sanksiononin.

I kënaqur nuk jam në asnjë mënyrë. Në qoftë se shohim çfarë është thënë, premtimet e tyre kanë ngelur aty ku kanë qene. Marrëdhëniet ndërkombëtare kanë ngecur shumë keq.

Ministrinë e Punëve sot nuk mund ta quajmë Ministrinë e Jashtme, po Ministria e Zajednicës. Kemi ftohje të marrëdhënieve të Kosovës me ndërkombëtarët. Jo vetëm që nuk do largohen me kohën, por priten dhe masa shtesë për qeverinë e Kosovës.

Asnjëri nuk e ka pritur që vendet që e krijuan Kosovën, do të bëjnë sanksione kundër Republikës së Kosovës, por politika e Albin Kurtit na solli në këtë vendim.

Ne duhet një gjë ta pranojmë që Kosova është një vend i vogël dhe i pafuqishëm të kundërshtojë komunitetin ndërkombëtar.

Periudhën e fundit e kam ndjekur më me interes procesin mes bisedimeve të Kosovës dhe Serbisë, pakënaqësia jonë më e madhe është ajo ç’ka Kosova po vën në aspektin ndërkombëtar. Kemi një Ministri të Jashtmes që po punon vetëm brenda në zyrës dhe ka më shumë udhëtime Ministria e Arsimit se ajo. Marrëdhëniet me Perëndimin janë ftohur dhe kjo pakënaqësia që ne kemi nga politika e zotit Kurti”, u shpreh ndër të tjera ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!