Nga Leonidha Musai
“Në 1 qershor të 2021 për festën e kalamajve këtu do bëhet një super festë kalamajsh në parkun e ri”, ka thënë Rama.
Këtë premtim kryeministri Rama e përsëriti dhe në nisje të fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme, por që nuk u realizua në kohë.
Punimet për ndërtimin e Eko Parkut në Durrës që nisën në dhjetor të 2019 ishin parashikuar të mbylleshin brenda 18 muaj. Nga një vëzhgim duket qartë se ka ende shumë punë për të bërë dhe me gjasa as në 1 qershor të këtij viti nuk do të jetë gati për të pritur vizitorë.
Eko-Parku në Porto Romano është një investim i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellësit dhe infrastrukturës së mbetjeve. Projekti është përllogaritur të kapë shifrën 1.62 miliardë lekë dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 155 mijë metra katrorë.
Për 50 vite këtu hidheshin mbetjet e Bashkisë së Durrësit. Pas shumë protestash të banorëve që jetonin pranë plehrave u vendos që vendgrumbullim I mbetjeve të shndërrohej në park për fëmijë. Ndërsa mbetjet dërgohen në landfillin e Sharrës./abcnews.al