Premiera botërore në Tiranë, artistët e njohura rrëfejnë emocionet e operas për Skenderbeun

schedule10:25 - 4 Maj, 2023

schedule 10:25 - 4 Maj, 2023

Sopranoja Eva Golemi dhe mezzo soprano Amelda Papa, do të vënë në skenë premierën botërore “Gjergj Kastriot Skënderbeu, kryezot i Arbërit” me rastin e 555-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar. Vajzat do të jenë në skenë së bashku me baritonin Artur Vera dhe tenorin Gerald Murrja.

Të ftuara në “ABC e Mëngjesit”, ato kanë treguar detaje nga kjo kryevepër, e cila do të vihet në skenë në bashkëpunim me filarmoninë e Kosovës.

 “Unë luaj rolin e Glorias, është pjesë e Requim. Do të jetë një kuartet, unë zysh Eva, Arturi që është bariton dhe Geraldi tenor”, u shpreh Amelda.

“Ka qene një bashkëpunim shumë i mirë me filarmoninë e Kosovës, pasi në vepra të tilla, duhet të ketë bashkëpunime shumë të mira, pasi nuk plotësohet vetëm me korin tonë. Është shumë e vështirë, madje dhe orkestra merr elementë nga RTSH, nga forcat e armatosura, dmth TOB është bërë shtëpia e të gjithëve, ku të gjithë mund të marrin pjesë, mund të performojnë, mund të bashkëpunojnë. Është një gjë shumë e mirë.

Unë muzikë moderne kam lexuar dikur, para shumë vitesh se muzikë shqiptare dhe opera shqiptare, unë kam kënduar të Aleksandër Peçit, të Ermir Dergjinit, dmth unë nuk është se kam kënduar muzikë shqiptare ose opera shqiptare moderne, pastaj e lash, nuk e preka më dhe më nxiti profesor Vaso Tole”, tha Eva./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!