Premier League/ Stones hero në “Molineux”, Manchester City mund “Ujqërit” në “frymën e fundit”

schedule16:56 - 20 Tetor, 2024

schedule 16:56 - 20 Tetor, 2024

Kërkohej fitorje për të marrë kreun e Premier League dhe ajo u arrit.

Pavarësisht një nisje të dobët në “Molineux Stadium”, “Qytetarët” e Manchester City ia kanë dalë të triumfojnë përballë “Ujqërve” të Wolves, në sfidën e vlefshme për javën e tetë të kampionatit anglez të futbollit.

Siç mund të kuptohet goli i parë erdhi pikërisht nga vendasit, me “bomberin” danez Jorgen Larsen, i cili dërgoi në rrjetë një pasim perfekt të Semedo në minutën e 7’-të, megjithatë avantazhi nuk zgjati shumë me kroatin e mbrojtjes së City, Josko Gvardiol, i cili dërgon në rrjet një krosim të Doku për të barazuar shifrat, ndërsa goli i fitores erdhi nga qendërmbrojtësi anglez John Stones, në sekondat e fundit të minutës së 96’-të të sfidës.

Falë këtij triumfi Manchester City është ngjitur në krye të tabelës së Premier League, me 20 pikë, 2 më shumë se Liverpool dhe 3 më shumë se Arsenal, me këta dy të fundit që do të përballen bashkë javën e ardhshme, ndërsa skuadra e Wolves vijon krizën e thellë, duke mbetur në vendin e fundit të tabelës me vetëm 1 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!