Premier League spektakël, Liverpool vazhdon marshimin në krye

schedule17:53 - 7 Dhjetor, 2019

schedule 17:53 - 7 Dhjetor, 2019

Skuadra e Liverpool vazhdon të triumfojë në Premier League dhe pas 16 javësh kampionat, ka marrë 15 fitore, duke u ndalur vetëm njëherë në barazim 1-1 përballë Manchester United. Të kuqtë e Jurgen Klopp triumfuan edhe sot përballë Bournemouth në transfertë, me rezultatin 0-3.

Chamberlain (35′) dhe Keita (44′) shënuan në pjesën e parë, ndërsa Mohamed Salah gjeti rrjetën në minutën e 54-ët të sfidës. Tottenham me Jose Mourinhon po fluturon. “Gjelat” reaguan  mjaft mirë pas humbjes kundër Manchester United dhe shkatërruan Burnley me rezultatin 5-0. Kapiteni Kane shënoi dy gola në këtë sfidë, ndërsa Lucas dhe Son gjetën rrugën e rrjetës gjatë pjesës së parë.

Goli i Salah (54′)

Sissoko në minutën e 74-ët vendosi rezultatin final të sfidës në 5-0. Takimi mes Watford dhe Crystal Palace, është mbyllur me rezultatin 0-0 dhe skuadrat ndanë nga një pikë./abcnews.al

Sissoko feston golin e tij (74′)