Duhej një fitore për t’u shkëputur 8 pikë nga vendi i dytë dhe ajo u arrit.
“Të Kuqtë” e Liverpool kanë arritur një tjetër triumf të madh të elitën e futbollit anglez, me djemtë e teknikut Arne Slot, të cilët mesditën e kësaj të diele fituan me përmbysje, me shifrat 3-2, në tranfertën e “Shenjtorëve” të Southampton.
Protagonist absolut ishte sërish “faraoni” egjiptian, Mohamed Salah, i cili realizoi një dopietë në minutat 65’ e 83’, për të vulosur rezultatin e përgjithshëm, teksa më herët për vendasit kishin shënuar Adam Armstrong e Mateus Fernandes, ndërsa për të “Të Kuqtë”, miq, goli erdhi nga “fantazisti” hungarez, Dominik Szoboszlai.
Falë këtij triumfi, Liverpool ngjitet në kuotën e 31 pikëve dhe tashmë shkëputet plot 8 pikë nga Manchester City i vendit të 2-të, ndërsa Southampton mbetet në vendin e fundit me 4 pikë. /i.m /abcnews.al