Premier League/ Chelsea triumfon ndaj Newcastle, West Ham “zhyt” United, Crystal Palace “shokon” Tottenham

schedule17:16 - 27 Tetor, 2024

schedule 17:16 - 27 Tetor, 2024

Ishin tre përballjet e fundit, përpara supersfidës së madhe Arsenal-Liverpool.

Kanë përfunduar sfidat e mesditës të vlefshme për javën e nëntë të Premier League, ku fitoren mes “gjigantëve” arritën ta gjenin vetëm “Blutë” e Chelsea.

Kështu, djemtë e Enzo Maresca i janë “falur” sërish “magjisë” së Cole Palmer, me “yllin” anglez, i cili shënoi golin e fundit të sfidës, në fitoren 2-1, që skuadra e tij arriti ndaj Newcastle, ku fillimisht në ndeshje kishin shënuar Nicolas Jackson në minutën e 18’-të, ndërsa Isak barazoi shifrat në minutën e 32’-të.

Falë këtij triumfi, Chelsea është ngjitur në vendin e pestë të tabelës, me 17 pikë vetëm 1 pikë më pak se Aston Villa, ndërsa Neëcastle mbetet në vendin e e 12-të, me 12 pikë.

Humbje shokuese kanë pësuar Tottenham e Manchester United, me Spurs e Ange Postecoglou që u mundën 1-0 në transfertën e Crystal Palace pas golit të Mateta, ndërsa “Çekanët” e West Ham zhytën edhe më shumë në krizë “Djajtë e Kuq”, duke i mundur këta të fundit me shifrat 2-1, pas golave të Summerville e Jarred Bowen, që nxorrën “të pavlefshme” rrjetën e Casemiro.

Falë këtyre rezultateve, Tottenham mbetet në vendin e tetë me 13 pikë,Ëest Ham parakalon pikërisht Manchester United në tabelë duke u renditur në vendet 13 e 14,  me nga 11 pikë, ndërsa Crystal Palace ngjitet në vendin e 17-të, me 6 pikë, duke shpëtuar përkohëisht nga “zona e ftohtë” e tabelës. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!