Premier është “e kuqe”, Liverpool përfiton nga përballja e “titanëve”, djemtë e Klopp marrin kryesimin e kampionatit

schedule14:56 - 1 Prill, 2024

schedule 14:56 - 1 Prill, 2024

Ndoshta është viti i duhur. Nuk ka qenë asnjëherë e lehtë edhe për një trajner të madh si Jurgen Klopp që të fitojë Premier Leauge në konkurrencë, sidomos kur në garë janë edhe “Qyetarët” e Manchester City, si dhe “Topçinjtë” e Arsenal, të cilët do të luftojnë deri në fund, për trofeun prestigjioz.

Megjithatë, java e 29-të ishte në favor të Liverpool që fitoi sfidën e ti “Amex Stadium” kundër, “Pulëbardhave” të Brighton, , ndonëse e nisi keq, dhe përfitoi nga barazimi 0-0 në derbin mes Manchester City dhe Arsenal, por pavarësisht së gjithave, dy pikë epërsi nuk janë asgjë, megjithatë “Të Kuqtë” kanë treguar se dinë t’i fitojnë ndeshjet kur u duhet, ndërsa I kanë kaluar sfidat me rivalët si Manchester City, Chelsea apo Manchester United.

Në stadiumin “Anfild” u desh sërish një përmbysje. Ish-“ylli” i Manchester United, Danny Welbeck, kaloi “Pulërbadhat”, në epërsi, por sulmuesit Luis Diaz dhe Mohamed Salah siguruan tri pikët. Epërsia e vendasve ishte e madhe, ndonëse kjo nuk u siguroi fitore më të thellë se 2-1, pra gjithçka ishte e hapur deri në fund.

Megjitha, tekniku gjerman, Jurgen Klopp, gjithsesi, ishte i kënaqur, e ndoshta mund të largohet nga Liverpool me fitoren e titullit.

“Unë mendoj se ne luajtëm një ndeshje të mirë, ndaj një rivali të vështirë. Ritmi I ndeshjes ishte I mirë, edhe pse ne humbëm disa herë topin, por këto janë gjëra që ndodhin. Ne shënuam gola të bukur. Më pëlqeu shumë reagimi ynë, por mendoj se ne duhet të shfrytëzojmë më mirë rastet. Në pjesën e parë nuk gjuajtëm siç duhet drejt portës. Nuk mund të flasim për titullin në këtë moment. Kjo do të prishte punë. Duhet të vazhdojmë kështu”,- u shpreh tekniku gjerman. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!