Premçi te pallati në Gjirokastër: S’duhet të banoni këtu

schedule15:36 - 19 Shkurt, 2018

schedule 15:36 - 19 Shkurt, 2018

Qëndrimin e disa familjeve në pallatin tetëkatësh i cili ka pësuar dëmtime për shkak të shkarjes së tokës, Drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Premçi e ka quajtur rrezik të madh. 

Për banorët e tetëkatëshit në Gjirokastër durimi ka humbur. Çdo ditë aty shkojnë specialistë e zyrtarë të lartë për të inspektuar, por edhe për të gjetur një zgjidhje. Kësaj here shkoi Shemsi Premçi kreu i Emergjencave Civile dhe Drejtori i Shërbimit Gjeologjik Viktor Doda.

Premçi iu tha banorëve se duhet t’i kërkojnë llogari bashkisë së Gjirokastrës e cila ka lejuar ndërtimet në shpatet shtufore, sikurse u tregoi aty se si do të veprohet.

Por për shefin e Emergjencave, disa familje nuk duhet të futen e të banojnë në atë pallat, pasi rreziku është i pranishëm.

Banorët e pallatit 8 katësh prej më shumë se tri javë e kanë pasur të vështirë të jetojnë në shtëpitë e tyre edhe pse tri familje u kompensuan, 18 të tjerat jetojnë me ankth pasi në çdo kohë ka shkarje të tokës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!