Prelocaj çel sezonin e TKOB, biletat dyfishohen pas rikostruksionit

schedule16:03 - 24 Shtator, 2021

schedule 16:03 - 24 Shtator, 2021

Premiera e baleti “Annonciaton”  dhe “La Stravaganza” krijuara nga koreografi me famë botërore Angelin Prelocaj rikthejnë spektatorin pas 5 vitesh në sallën e Teatrit  Kombëtar të Operas dhe Baletit, tashmë të rikonstruktuar.

Prelocaj me  shfaqjen në “Annonciaton” sjell një temë totalisht të pa prekur në artin koreografik. Bashkëjetesa e çuditshme e pranimit dhe rebelimit, përplasja e hapësirës dhe kohës.

Asistent-koreografja Natalio Nadich shpreh vlerësime për trupën shqiptare.

“Ka  qenë kënaqësi të punosh me këtë trup, e cila ka një formim klasik , e cila është përshtatur mjaft mirë me konceptin kontemporan. Pjesa trajton muret e brendshme të individit dhe rebelimin  përballë shoqërisë. Dualizmi  vjen i përkthyer mjaft mirë më gjuhën e trupit. Balerinat pasqyrojnë  përplasjet e mendimeve të kundërta, rebelimet e gjitha vjen me lëvizje të shkathëta e gjendje psikologjike.”

Ndërkohë që  “La Stravaganza”  pasqyron nga njëra anë Lindja me kulturën e saj të lashtë dhe nga ana tjetër Amerika. Historia e së shkuarës e cila rikthehet si një bumerang. Njerëz të dalë nga balta që sjellin diçka të re. Spektatori kësaj here  do të shijoj shfaqjen në një sallë komode , [për të cilën do të paguaj edhe dyfishin e cmimit, biletat  1000 mijë lekshe janë bërë 2000 lekë dhe 500 në 1000. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!