Prekëse/ E bija përcjell Sekine Sharofin për në banesën e fundit si në filma, vallëzon mbi varr “Vdekjen e mjellmës”

schedule10:31 - 12 Shtator, 2023

schedule 10:31 - 12 Shtator, 2023

Prima balerina e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Sekine Sharofi u  nda nga jeta rreth një muaj më parë, në moshën 85-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje.

Në një lidhje me Skype nga SHBA për “ABC e Mëngjesit”, vajza e saj, Edlira, një ish-balerinë, aktore dhe psikoanaliste ka ndarë detaje nga momenti prekës, pasi ajo zgjodhi që nënën e saj ta përcillte për në banesën e fundit në një mënyrë tepër të veçantë.

Edlira ka interpretuar mbi varrin e nënës “Vdekjen e mjellmës”, një rol i interpretuar nga nëna e saj. Ajo ka zbuluar arsyet përse bëri këtë zgjedhje sa të dhimbshme, aq dhe mbresëlënëse.

Ishte salutimi im i fundit në një mënyrë që vetëm unë dhe ajo kuptoheshim pa folur asnjëherë. Kjo do të thotë që edhe pse dhimbja ishte aty, unë e përmblodha veten dhe thash diçka speciale duheshe bërë për mamin.

Ky mendim më erdhi në fillim me vdekjen e babait, një figurë tjetër shumë e njohur. Muzika e tij dëgjoheshe në dhomën e spitalit dhe në ato momente mendova se dhe kur të varroseshe duheshe diçka prej tij. Ne e menduam me motrën se si ta realizonim dhe në fakt për njerëzit që janë artistë gjatë gjithë jetës së tyre, dhe lamtumira duhet të ishte artistike. Kështu që për babin, ajo pjesa që zgjodha unë, ishte një pjesë që ai ka kënduar vetë”, tha ndër të tjera Edlira./abcnews.al