Prekëse, 5-vjeçarja amerikane në protestë i drejtohet policit: Mos do të na qëllosh?

schedule21:27 - 4 Qershor, 2020

schedule 21:27 - 4 Qershor, 2020

Një moment prekës është regjistruar gjatë protestave për vrasjen e George Floyd në SHBA.

Sipas mediave të huaja një pesë vjeçare e cila ishte mes turmës së protestuesve bashkë me prindërit e saj  ka shpërthyer në lot nga frika e policëve.

Vogëlushja ka filluar të qajë në mes të turmës dhe e ka pyet oficerin e policisë që ka pas pranë nëse do e qëllojë.   “Mos do të na qëllosh?”, ka thënë vogëlushja.

Ngjarja ka ndodhur në Houston, Texas, ku oficeri i është ofruar 5 vjeçares dhe e ka

“Ne jemi këtu për t’iu mbrojtur juve. Ne nuk jemi këtu për t’iu lënduar. Ju mund të protestoni, dhe të bëni gjithçka që dëshironi”, ka thënë oficeri./abcnews.al