Preken nga Covid efektivët në Elbasan, niset me urgjencë për “Sanatorium” njëri prej tyre

schedule19:41 - 18 Tetor, 2020

schedule 19:41 - 18 Tetor, 2020

Preken nga Covid-19 dy punonjës të Drejtorisë së Policisë në Elbasan.

Mësohet se të infektuarit janë një oficer dhe një efektiv i skuadrës “Shqiponja” të qytetit.

LEXO edhe: Shpërthen koronavirusi në shkollat e Elbasanit, infektohen 7 mësues, 20 karantinohen

Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për abcnews.al, efektivi është transportuar menjëherë në urgjencën e spitalit “Shefqet Ndroqi” pas gjendjes së rënduar shëndetësore që ai ka shfaqur.

Bëhet me dije se tamponi u është marrë vetëm personave me simptoma të rënda të Covid.

Gazetari Aldo Kozarja raporton se u është marrë tamponi mbi 75 personave në Elbasan, ndërkohë që përgjigja e tyre mund të kërkojë 4 – 5 ditë.

Qyteti i Elbasanit ka vetëm një mjeke epidemiologe, e cila duhet të kryejë tamponët dhe ti depozitojë ato, për ti transportuar në laboratorin e virologjisë në kryeqytet.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, u raportuan 14 raste pozitive për Covid-19.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!