Prej tre dekadash bariton, rrëfehet Ylber Gjini: Nuk shkova në lice se ishim të varfër në familje

schedule11:51 - 7 Prill, 2023

schedule 11:51 - 7 Prill, 2023

Ylber Gjini është prej dekadash bariton në Teatrin e Operës dhe Baletit. Ai ka rrëfyer të gjithë karrierën e tij në një intervistë në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News.

“Unë e kam marrë bukurinë e këtij profesioni. Në raste të veçanta kur kam interpretuar në skenë më kanë ndodhur gjëra që rrallë ndodhin nëpër koncerte. Edhe më dukeshe vetja si ato matrushkat prej qelqi dhe kur ndodhesha në magjinë e tyre. Kjo nuk ndodhte shpesh, por kur ndodhte e kam marrë atë esencën që do ky lloj arti, sidomos kur bëhet dhe me shpirt. Në qoftë se nota nuk këndohet me shpirt, nuk del nga shpirti, është thjesht këngëtar, i thonë”, tha fillimisht Gjini.

Më tej, baritoni u ndal te fillimet në fëmijëri se kur e kuptoi se duhet të merrej me muzikë dhe kush e shtyu i pari drejt kësaj rruge.

Unë në klasën e tetë ka qene Festivali i 11-të dhe ne kishim një radio në shtëpi, nga ato të kohës së Zogut me një shqiponjë dhe dëgjova Festivalin. Kur kam shkuar të nesërmen në mësim, unë këndova nja 6 këngë dhe direkt i kisha kapur me një të dëgjuar. Ky mësuesi i muzikës nga Korça që ishte, Mihal Baço më tha ti duhet të shkosh në lice patjetër dhe do të ndihmoj dhe unë. Nuk munda dot të iki në lice sepse ishte luftë klanesh dhe çik neglizhent vetë ne se duhet të merreshin prindërit, të afërmit. Këta ishin nëpër punë, duhet të punonin se ishim shumë fëmijë në shtëpi. Edhe e lash pas dore, por edhe pse ishte e pamundur për mua. Se shiko, unë kam pasur kolegë të cilët çfarë kanë dashur e kanë pasur në fëmijëri, kanë dashur pianon psh, e kanë pasur”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!