PUKË: Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia pas kallëzimit nga një 17-vjeçare se përndiqej nga ai prej një muaji në rrugë, por edhe në rrjete sociale.
Sipas policisë i arrestuari ka rezultuar me precedent për të njëjtin krim.
Për 47 vjeçarin, banues në Pukë, Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.