Një burrë është gjetur i mbytur në ujërat e rezervuarit të Gjancit, gati 14 km larg qytetit të Korçës.
Mësohet se 63-vjeçari Niko Ngjela ishte larguar nga shtëpia prej një jave dhe kishte probleme të shëndetit mendor.
Ndërkohë, burime të Policisë thanë se që nga dita e largimit nga banesa familjarët e tij kanë bërë denoncim në policinë e Korçës për zhdukjen e të afërmit të tyre./abcnews.al