Gazetarja Anduena Llabani thotë se prej muajsh, Safet Bajri ka qenë në përgjim nga SPAK.
Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Llabani u shpreh se goditja e SPAK ndaj Bajrit dhe njerëzve të tij, vjen për të shkëputur një zinxhir që ekziston mes krimit dhe politikës.
“Ai nuk ka qenë i bindur që do të arrestohej, ndryshe nuk besoj se një njeri i kalibrit të tij do dilte në një intervistë dhe të fliste sikur asgjë nuk ka ndodhur. Çfarë ka ndodhur me Safet Bajrin? Safet Bajri mund të ketë ditur një gjë, që do t’i vinte dita për të dhënë llogari, për shkak të reformatimit të tij, si një njeri me shumë influencë në Shkodër, për të garantuar zgjedhjet e përgjithshme, për kahun për të cilin do të punonte. Safet Bajri ishte në përgjim prej disa ditësh, le të themi muajsh, nga SPAK. Ka qenë në përgjim. Këta janë njerëz që i kanë të gjitha mjetet e duhura për të qenë edhe të papërgjueshëm. E rëndësishme është që goditja e SPAK vjen për të shkëputur një zinxhir që ekziston mes krimit dhe politikës. Ajo që ka bërë SPAK, nuk lidhet thjesht me ngjarjet që ka bërë në 2018, por, izolimi i tij do i shërbejë një pricesi të rregullt ligjor”, theksoi ajo./abcnews.al