Prej më shumë se 3 ditësh i zënë në lak, shpëtohet ariu i murrmë në Kukës

schedule16:12 - 29 Korrik, 2021

schedule 16:12 - 29 Korrik, 2021

Një ari i murrmë është shpëtuar në zonën e Parkut Natyror Korab-Koritnik. Ariu mësohet se kishte të paktën 3 ditë i zënë në kurth, ndërsa gjatë tentativave për të shpëtuar ai kishte marrë plagë të mëdha në trup.

Ka qenë një banor i zonë, ai i cili ka denoncuar lidhur me ariu e ngecur. Pas njoftimit të marrë prej një banori të fshatit Xhaferaj, Kukës, në brendësi të Parkut Natyror Korab-Koritnik, mbi një ari të kapur nga një lak PPNEA, së bashku me AWRT, Four Paws Kosovë, Adzm Kukës dhe banorë të zonës, arritën të lirojnë e të mjekojnë ariun që kishte më tepër se 3 ditë i zënë në kurth.

Postimi nga PPNEA:

“OPERACIONI PËR SHPËTIMIN E ARIUT NË KUKËS

Pas njoftimit të marrë prej një banori të fshatit Xhaferaj, Kukës, në brendësi të Parkut Natyror Korab-Koritnik, mbi një ari të kapur nga një lak në afërsi të zonës ku ai banonte, PPNEA, së bashku me AËRT, Four Paës Kosovë, Adzm Kukës dhe banorë të zonës, arritën të lirojnë e të mjekojnë ariun që kishte më tepër se 3 ditë i zënë në kurth.

Megjithëse terreni ishte i vështirë, grupi i punës arriti që të mjekojë plagët e gjendura në trupin e ariut, të cilat ishin krijuar nga tentativat e përsëritura për tu liruar nga kurthi ku kishtë rënë. Në fund të procesit, ariu u pa nga distanca që arriti të ngrihej e të lëvizte, megjithëse plagët do të vazhdojnë ta shqetësojnë për disa kohë.

Ekipi ynë falenderon të gjithë ata që morën pjesë në këtë operacion shpëtimi, i cili rezultoi i suksesshëm.

Ariu i murrmë (Ursus arctos) është një lloj që gëzon mbrojtje në nivel kombëtar e ndërkombëtar, duke u renditur në Ankesin II të Konventës së Bernës dhe në Direktivën Evropiane të Habitateve.

PPNEA i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të hetojnë këtë rast e të vendosin para drejtësisë të gjithë ata që vendosin të tilla kurthe për kapjen e jetës së egër, e cila përbën një vepër penale që ndëshkohet me ligj.” e.l/abcnews.al/