Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Prej dy javësh asnjë kontakt me familjen/ Zhduket pa gjurmë 30-vjeçari, miku i Aleksandër Sadikajt i ekzekutuar në 2022

schedule22:37 - 1 Korrik, 2025

schedule 22:37 - 1 Korrik, 2025

SHQIPËRI- Eraldo Muçi, 30-vjeç i njohur si mik i Aleksandër Sadikajt, (i vrarë në qershor të 2022) është zhdukur prej disa ditësh, duke humbur çdo gjurmë me familjarët e tij.

Hera e fundit që Eraldo Muçi ka pasur kontakte me familjen ka qenë data 15 qershor dhe prej asaj dite, ai nuk është përgjigjur më as në telefon.

Mësohet se denoncimi në polici është bërë nga babai S. Muçi 73-vjeç, i cili i është drejtuar me një kallëzim në Stacionin e Policisë Memaliaj, me datë 24 qershor, duke thënë se prej 9 ditësh kishte humbur çdo kontakt me të birin Eraldon.



Sipas të dhënave policore, i riu është nisur për në Durrës, por ende nuk ka asnjë konfirmim se ku është parë për herë të fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!