Kryepeshkopi Anastas është në vështirësi shëndetësore prej ditësh. Gjendja e tij vlerësohet kritike nga mjekët, ku po trajtohet në një spital në Athinë.
Në këto momente të vështira për shëndetin e kryepeshkopit Anastas, po përflitet gjithnjë dhe më shumë për pasuesin e tij. kandidatura me e perfolur eshte ajo Mitropolitit te Korçës, Johan Pelushi. Mirëpo, së fundmi ka zëra që qarkullojnë se nje tjetër kandidaturë mund të jetë pasuesi i kryepeshkopit Anastas, i përzgjedhur prej tij, e për më tepër që mban edhe emrin e tij të pagëzimit.
Episkopi i Krujës, i pagëzuar me emrin Anastas shërben në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Ai u zgjodh episkop ndihmës i kryepeshkopit në 9 dhjetor të vitit 2024, në mbledhjen e Sinodit të Hirshëm të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Arkimandritin Anastas (Mamaj) u zgjodh me unanimitet të plotë votash nga të gjithë anëtarët e sinodit të hirshëm, të drejtuar nga kryepeshkopi Anastas. Por karriera e tij ka qene e rrufeshme dhe ai ne pak vite eshte ngjitur ne kupen drejtuese te ortodoksise se kishes autoqefale.
Episkopi Anastas është një klerik i ri në moshë, 45 vjeç. Interesant është rrugëtimi i tij drejt besimit ortodoks. Emri paraardhës i Episkopit Ndihmës Anastas është Enkelejd Mamaj. Ai ka lindur në Vlorë në vitin 1979 në një familje myslimane. Në vitet ’90 u konvertua në ortodoks. Në vitin 1999 ndoqi studimet në Departamentin e Gjuhës Greke në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Athinës. Pasi mësoi gjuhën greke, ai u kthye sërish në qytetin e tij të lindjes dhe u diplomua për ekonomi në universitetin e Vlorës. Për disa vite punoi në bankat e nivelit të dytë, ku ka mbajtur edhe poste drejtuese deri në vitin 2017.
Ndërsa lidhja e tij shpirtërore me besimin ortodoks vazhdoi. Ai ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Mitropolitit të ndjerë të Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Ignatit.
Në vitin 2017 ndoqi studimet në Akademinë Teologjike në një universitet privat që financohet nga kisha ortodokse në Tiranë. Më 20 tetor të vitit 2019 u shugurua prift dhe më 9 gusht 2020 mori titullin e Arkimandritit.
Episkopi Anastas është një nga njerëzit më të afërt të kryepeshkopit. Ai po i qëndron pranë edhe në këto ditë të vështira të tij, teksa është duke u trajtuar në shërbimin intensiv në spital në kryeqytetin grek. Nje shenje tjeter e afersise se te dyve eshte se kryepeshkopi Anastas i besoi anastasit te ri, drejtimin e meshës së shenjtë të Krishtlindjes Episkopit Anastas në 25 dhjetorin e shkuar. Sic shihet edhe nga keto pamje.
Nëse Enkelejd Mamaj pason Anastasin në krye të kishës ortodokse, ai jo vetem do jete kryepeshkopi i pare shqiptar i kishes autoqefale qe pas rithemelimit te saj, por edhe një mysliman i konvertuar në ortodoks. Por a pritet qe kjo të sjellë polemika, në procesin e pasimit të natyrshëm të kryepeshkopit Anastas?
Drejtimi i kishës ortodokse në Shqipëri është diskutuar gjithnjë, që me vendosjen emërimin e Anastas Janullatos nga Patriakana e Stambollit në vitin 1991 si drejtues provizor i Kishës Ortodokse shqiptare. Por kryepeshkopi Anastas nuk u largua kurrë nga drejtimi i kishës Autoqefale.
Prej më shumë se tre dekadash, megjithese shtetësinë shqiptare e mori shumë vonë. As Berisha, as Meidani, as Moisiu dhe as Nishani nuk i dhanë atij shtetësinë dhe vetëm në vitin 2017, presidenti i sapobetuar Ilir Meaa i dha atij pasaportën shqiptare në Krishtlindjet e vitit 2017. Dhe po në vitin 2017 kryepeshkopi Anastas në një intervistë për mediat greke e cilësoi të logjikshme që pasuesi i tij të jetë një shqiptar. Shqiptare jane te dyja kandidaturat, Pelushi i Korçës dhe Mamaj i Krujës. Por a do të hapet serish kutia e Pandorës për zgjedhjen e pasuesit të tij?/abcnews.al