Prej ditësh në arrati, nënkryetari i Agimit të Artë po kërkohet edhe në Shqipëri

schedule11:31 - 26 Tetor, 2020

schedule 11:31 - 26 Tetor, 2020

Nënkryetari i Agimit të Artë Christos Pappas është i arratisur dhe dyshimet e para janë se policia po e kërkon në Shqipëri.

Mediat greke bëjnë me dije se kërkimet për Pappas, janë përqendruar edhe në Shqipëri ku dyshohet se ai mund të jetë strehuar.

Ndërkohë kujtojmë se ai u dënua me burg nga gjykata greke, ndërsa pas këtij vendimi u arratis. Ndërsa bashkëpunëtori i ngushtë i Elias Michaloliakos ka zgjedhur të mos dalë para autoriteteve pas dënimit kundër formacionit nazist dhe tani Policia Greke po heton vendet e mundshme ku ai mund të jetë strehuar.

Disa ditë më parë avokati i Christos Pappas deklaroi se ai ishte i vetëdijshëm për vendimin e klientit të tij për të mos u dorëzuar tek autoritetet.

Përveç Pappas edhe një tjetër ish deputet i Agimit të Artë është në arrati, konkretisht Loannis Lagos, aktualisht anëtar i parlamentit Evropian që jeton në Bruksel dhe ka imunitet.

Gjithashtu mediat vendase bëjnë me dije se Lagos është i vetmi nga ish-ligjvënësit që nuk apeloi për një dënim me kusht./abcnews.al