Prej 8 ditësh e zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e policisë për gjetjen e 72 vjeçares në Korçë

schedule10:44 - 20 Shkurt, 2022

schedule 10:44 - 20 Shkurt, 2022

Një 72 vjeçare nga Korça, ka humbur kontaktet prej 8 ditësh me familjarët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga burime konfidenciale, 72 vjeçarja me iniciale H.Q. është larguar nga banesa në datën 11 Shkurt, ndërsa bashkëshorti ka denoncuar në komisariatin e Korçës një ditë më pas.

Dyshimet e familjarëve janë se ajo është mbytur në ujërat e liqenit të Pogradecit, pasi nga informacionet e marra prej tyre, kjo shtetase është futur në liqenin e Pogradecit dhe nuk është parë më të dalë prej tij. Ky dyshim nuk konfirmohet nga policia pasi deri më tani nuk ka asnjë fakt që vërteton këtë hipotezë.

Policia e Korçës në bashkëpunim me atë te Pogradecit, po hetojnë për rastin në fjalë. Efektivët po bëjnë kërkime në të afërmit, rrethi shoqëror, duke marrë edhe deklarimet e të njohurve të 72 vjeçares por ende asnjë rezultat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!