Prej 60 vitesh pjesë e trashëgimisë kulturore/ Pirro Thomo: Kam shkelur çdo cep të Shqipërisë

schedule10:38 - 19 Mars, 2024

schedule 10:38 - 19 Mars, 2024

Studiuesi i arkitekturës së kultit dhe restauratori, Pirro Thomo ka 60 vite që merret me çdo detaj të trashëgimisë kulturore. I ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ai ka treguar se ka shkelur në çdo cep të Shqipërisë duke hulumtuar trashëgiminë.

Sakaq, Thomo ka thënë se gjatë vizitave të ndryshme ka zbuluar se populli shqiptar është i mrekullueshëm dhe me një zgjuarsi të jashtëzakonshme.

“Ishte një arsye për të njohur vendin dhe duke bredhur çdo cep të Shqipërisë, njeh popullin në radhë të parë. Është një popull i mrekullueshëm me një zgjuarsi të jashtëzakonshme, të hap horizontin, si ta shikosh botën ndryshe, me atë filozofinë e tij të moçme popullore. Kam takuar shumë pleq që jo vetëm të ndihmojnë, por dhe të hapin sytë dhe mendjen, për t’i parë gjërat siç duhen parë. E dyta, është një rast fantastik, si të shikosh vendin, natyrën, bukuritë fantastike kudo, në male, në fusha, në kodra, peisazhet, detin, kudo, plus mbrojten e monumenteve dhe të arkitekturës”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!