Në media janë publikuar pamje nga operacioni i shpëtimit të një trevjeçari në Marok, i cili i mbijetoi mrekullisht rënies nga 30 metra lartësi.
Ngjarja ka ndodhur të martën ndërsa pamjet nga operacioni i shpëtimit tregojnë fëmijën që qëndron në fund të një pusi. Ekipet e shpëtimit, në ditën e katërt të përpjekjeve për ta nxjerrë vogëlushin që aty, përpiqen që t’i transportojnë ujë dhe oksigjen ndërsa përpiqen që ta mbajnë gjallë.
Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur në vendin e ngjarjes duke pritur me padurim që zjarrfikësit të shpëtojnë 3-vjeçarin. Ekipet e shpëtimit janë duke gërmuar për një kanal paralel në përpjekje për ta nxjerrë.
Autoritetet kanë deklaruar se operacionit po i vjen fundi ndërsa shtuan se kanë mbetur edhe 6 metra për t’u gërmuar derisa të arrijnë tek fëmija. Pesëvjeçari, i quajtur Rayan, ra në pusin e ngushtë mbi 30 metra të thellë të martën në mbrëmje në fshatin e tij të lindjes Ighran pranë Bab Berred në provincën veriore rurale të Chefchaouen. /abcnews.al/