Prej 30 vitesh prestigjator, sot shef kuzhine në Londër/ Edmond Murraj zbulon fillimet në botën e “magjisë”

schedule09:50 - 13 Shtator, 2023

schedule 09:50 - 13 Shtator, 2023

Edmond Murraj është prestigjatori dhe iluzionisti i njohur që ka korrur sukses prej vitesh me “magjitë” e tij. Ai sot jeton në Londër, ku është shef kuzhine, mirëpo, nuk nguron të bëjë dhe “magjitë” e tij.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Edmondi rrëfeu si është jeta e tij aktuale dhe natyrisht u kthye pas në kohë, ku zbuloi fillimet. Më pas, bëri dhe disa truke, duke i befasuar moderatorët në studio.

“Unë jetoj në Londër dhe kam jetuar prej disa vitesh në Greqi. Unë sigurisht që kam dhe një punë të përditshme, jam shef kuzhine në një restorant. Menaxheri që është anglez më thotë: ‘Çdo ti këtu, ik në televizion’. Po vajti dy vjet e ca që Covidi u përhap në të gjithë botën dhe do bëja diçka tjetër. Më pelqen, kjo punë që kam unë.

Arti i prestigjaturës është art fantastik, shumë i mirë. Me artin e magjisë, ekziston edhe shpejtësia e dorës, hipnoza, mendimi. Unë e kam mësuar kur isha student në ’84-85 në Liceun e Pikturës në Tiranë. Edhe gjithmonë ne bënim mbrëmje dhe unë bëja numra shpejtësie”, u shpreh ai./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!