Prej 3 muajsh në karantinë, stafi i shtëpisë së fëmijës në Shkodër flet për vështirësitë e izolimit

schedule17:43 - 27 Maj, 2020

schedule 17:43 - 27 Maj, 2020

Shkodra vijon të mbetet “zonë e kuqe”. Kjo situatë ka penguar hapjen e institucioneve të kujdesit siç është dhe shtëpia e fëmijës.

Nga data 12 mars fëmijët dhe stafi i shtëpisë së fëmijëve janë të karantinuar. Turnet e mësuesve pas një muaj janë ndërruar, por si e kanë përballuar 26 fëmijët këto muaj izolim?

Ata tregojnë për “ABC News” se fillimisht situata ka qenë e vështirë, por më pas janë përshtatur duke u munduar edhe t’i bënin fëmijët të kuptonin situatën e vështirë me të cilën duhet të përballeshin.

“Në fillim situata ishte shumë e vështirë, por më pas fëmijët e kuptuan rrezikun nga koronavirusi. Nuk e kishim të lehtë, por gradualisht e kemi përballuar së bashku. Duke e parë të domosdoshme programin mësimor, është dhënë urdhri që të vijnë edhe mësuesit. Sot fëmijët vazhdojnë mësimin online”, u shpreh ajo.

Pas kaq kohësh të izoluar ata po përballen dhe me disa mungesa. Gjithashtu atyre ju mungon shkolla dhe aktivitetet e tjera.

“Çdonjeri ka nevojë për shkollën”, u shpreh një prej fëmijëve.

Gjithashtu fëmijët ndanë me “ABC News” rrëfimet e tyre, ndërsa u shpreh se i ka munguar shkolla dhe se qëndrimi në karantinë ka qenë i vështirë.

“Qëndrimi në karantinë ka qenë i vështirë sepse nuk mund të dilnim jashtë. Tani që u qetësua situata është pak më ndryshe”, thotë një tjetër fëmijë.

Kjo kohë ju shërbeu të mësojnë si gatuhen ëmbëlsira ndaj para se të largoheshim fëmijët ata gostisën me një të tillë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!