Prej 25 vitesh punonjëse në Bibliotekën Kombëtare/ Mema: Raftet e larta me libra në fillim më krijonin frikë

schedule10:24 - 8 Mars, 2024

schedule 10:24 - 8 Mars, 2024

Studiuesja dhe punonjësja prej 25 vitesh në Bibliotekën Kombëtare, Odeta Mema, është bërë nostalgjike dhe ka rrëfyer në emisionin “Pas Mesnate” fillimet e saj në këtë institucion.

Ajo ka kujtuar se kishte një librash me rafte të larta mbi tre metra dhe ndonjëherë i krijonin frikë, sepse ata ishin të pazëshëm dhe me shumë histori e kulturë.

“Është shumë emocionuese të jesh çdo ditë mes librash. Tani kam kaluar në një sektor ku i prek pak më pak librat, se aty merrem pak më shumë me studimin e proceseve të punës në Bibliotekë se si mund të zhvillohen më lehtë ato, duke iu përshtatur dhe teknologjive të reja.

Fillimisht, kam punuar pikërisht këtu, në bibliotekën që dikur e quanim Biblioteka e Vjetër, kishte një mori librash me rafte të larta mbi tre metra dhe ndonjëherë më krijonin frikë kur shkoja nga një sallë në tjetrën, sepse ata ishin aty të pazëshëm, por që mbartin shumë histori, kulturë, shpirt, që kur i preka pastaj ishin me të vërtetë shumë emocionues”, u shpreh Mema./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!