Prej 20 vitesh pjesë e Teatrit të Kukullave, Meta: Në fillim thash jo, doja skenat e mëdha

schedule10:52 - 14 Mars, 2024

schedule 10:52 - 14 Mars, 2024

Mjeshtrja e kukullave, aktorja dhe regjisorja Jorida Meta, është kthyer pas në kohë. Ajo ka kujtuar në emisionin “Pas Mesnate”, momentin kur i propozua në fillim që të ishte pjesë e Teatrit të Kukullave, por që nuk pranoi pasi sapo kishte mbaruar Akademinë e Arteve dhe ëndrra e saj ishte të bëhej një aktore e madhe.

Meta tregoi se më vonë kur pranoi të ishte pjesë e teatrit, kuptoi vërtetë se çfarë do të thoshte të ishe pjesë e magjisë së kukullave.

Kur më është propozuar, unë sa kisha mbaruar Akademinë e Arteve për Regji. Mu propozua që unë të shkoja në Teatrin e Kukullave dhe unë kam thënë jo, sepse e para, ishte një profesion që unë nuk e njihja fare, sepse thash ne nuk e bëjmë në shkollë këtë, si të thuash ti ke një informacion bazë dhe ti do të shkosh ta zhvillosh. Pra, informacioni bazë nuk ekziston, deri në momentin që ti hyn në Teatrin e Kukullave. Edhe kam thënë jo, sepse ëndrra e çdo studenti që mbaronte Akademinë e Arteve ishin skenat e mëdha. Edhe kur kam shkuar, nuk kam bërë shfaqje me kukulla, por me personazhe njerëz.

Më vonë fillova të bëja shfaqe me kukulla, në rolin e regjisores”, u shpreh Jorida./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!