“Prej 1 viti pa paga”, naftëtarët e Ballshit në grevë urie: Çfarë do të ndodhë me fatin e rafinerisë?

schedule09:12 - 29 Shtator, 2020

schedule 09:12 - 29 Shtator, 2020

Naftëtarët e Ballshit vendosën të nisin grevën e urisë për shkak se nuk kanë marrë asnjë zgjidhje, për pagat dhe rikthimin në punë.

Kreu u Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj tha për gazetaren e ABC News Valbona Davidhi, se janë të vendosur për të vazhduar grevën.

Pavarësisht se numri i grevistëve është simbolik, ai shtoi se do të qëndrojnë derisa kërkesat të plotësohen.

“Këtu është punuar nga sipërmarrës të ndryshëm. Ne kemi rreth 1 vit që jemi të papaguar edhe sa duhet të presim. Për këtë arsye kemi kërkuar që shteti të ndërhyjë, pasi nuk kemi me çfarë të mbajmë familjet”, tha ai.

Po ashtu ai theksoi se shteti duhet t’i japë një zgjidhje kësaj situate.

“Ka ardhur koha që të marrim një përgjigje të qartë se çfarë do të bëhet me fatin e rafinerisë, tha më tej ai, ndërsa shton se që të fitosh bukën e fëmijëve duhet të përballesh më përgjegjës që vijnë dhe ikin. “Nëse nuk do të kishte pasur fitim, kjo rafineri do të ishte mbyllur me kohë, t’i jepet dritë jeshile rafinerisë pasi mbahen familje më këto para”, tha më tej Dauti.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!