Prej 1 Janarit janë shpërndarë 1700 bonuse për bebet

schedule14:55 - 1 Shkurt, 2019

schedule 14:55 - 1 Shkurt, 2019

Pas vendimit të ndërmarrë nga qeveria Rama, prej 1 Janarit bonusi I bebeve që varion nga 40 mijë lek të rinj deri në 120 mijë lek, tërhiqet pranë çdo materniteti apo spitali. Vetëm gjatë muajit janar të këtij viti janë shpërndarë 1700 bonuse në të gjithë vendin.

Nga 1 Janari i vitit 2019 vetëm në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë janë shpërndarë rreth 300 bonuse për bebet e porsalindura, ndërsa në rang vendi 1700 të tillë. Zv/drejtoresha ekonomike pranë këtij materniteti tregon shifrat dhe cilat bonuse kanë qenë më dominuese.

Anita Gusho, zv/drejtore ekonomike “Koço Gliozheni”: Kemi pasur një trend afërsisht janë prerë 300 çeqe vetëm për Janarin që janë ekzekutuar në bankë dhe janë efektive në momentin që pritet çeku që pritet në emrin e nënës, paraqitet në sportelin e bankës dhe tërheq paratë. Më shumë është fëmija i dytë me shpërblimin 80 mijë, por kemi pasur edhe raste binjake, lindje e tretë që ka marrë 120 mijë.

Më tej, Gusho sqaron edhe procedurat që ndiqen për tërheqjen e bonusit, të cilat sipas saj kryhen pranë çdo materniteti.

Anita Gusho: Është krijuar një lehtësi shumë e madhe pasi përfaqësues të Gjendjes Civile janë në maternitet në spitalin tonë. Menjëherë bëhet lindja, certifikata asistencës në lindje paraqitet pranë punonjësit të Gjendjes Civile, që jep certifikatën e lindjes dhe certifikatën familjare ku ka shënimin përkatës për shpërblimin për bonusin e bebes.

Nga ana tjetër edhe qytetarët shprehen të kënaqur me bonuset e bebeve, të cilat variojnë nga 40 mijë Lek të reja për fëmijën e pare, 80 për të dytin dhe 120 mijë Lek të reja për fëmijën e tretë.

Qytetari: Fëmija i tretë.

Pyetje: A jeni i kënaqeur me këtë shpërblim?

Qytetari: Po. Shumë i kënaqur.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, çeku i bonusit të bebeve shpërndahet në 37 spitale dhe maternitete të vendit. Pagesën e bonusit të bebes e përfitojnë edhe fëmijët që lindin jashtë vendit si dhe ato në spitale private./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!