Aktori legjendar i James Bond, Sean Connery ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare. Sigurisht ai njihet më së shumti për interpretimet e tij si aktor, por në rini kishte provuar të luante futboll dhe madje kishte marrë edhe një ofertë nga Manchester United.
Këtë e kujton edhe FIFA, që nuk mund ta kalojë një humbje të tillë të artit pa një reagim. “Z.Matt Busby bëri një lëvizje për të marrë me kohë të pjesshme një aktor në ‘Old Trafford’ dhe i ofroi atij një kontratë nga e cila do përfitonte 25 sterlina në javë.
Sir Matt Busby made moves to take a young part-time actor to Old Trafford and offered him a £25-a-week contract.
"I really wanted to accept because I loved football. I decided to become an actor and it turned out to be one of my more intelligent moves."
RIP Sean Connery. pic.twitter.com/WhBTfoYOEH
— FIFA.com (@FIFAcom) October 31, 2020
“Vërtetë doja ta pranoja, sepse e doja futbollin. Vendosa të bëhem aktor dhe doli të ishte një nga lëvizjet e mia më inteligjente’. Prehu në paqe Sean Connery”, shkruhet në postimin e bërë nga FIFA në Twitter.
I ndjeri Matt Busby, i cili ka qenë trajner te Manchester United, e kishte parë Connery kur luante me Bonnyrigg Rose në një turne në Paqësorin e Jugut. Legjenda skoceze po vëzhgonte për ndonjë element të ri dhe ishte impresionuar nga djaloshi që më pas u bë aktor i famshëm. Connery atëherë ishte 23 vjeç dhe nuk e kishte parë të arsyeshme të vazhdonte me futbollin.
KARRIERA – Aktori skocez interpretoi rolin e spiunit britanik nga viti 1962 deri në 1983. Karriera e tij përfshin dekada, por është i njohur më së shumti si agjenti 007. Connery është fitues i një sërë çmimesh, mes të cilëve një Oscar, dy çmime Bafta dhe tre Golden Globes.
Ai interpretoi gjithashtu në “The Hunt for Red October”, “Indiana Jones and the Last Crusade” dhe “The Rock”. Connery konsiderohej si aktori më i mirë që ka luajtur 007. Çmimin Oscar e fitoi në 1988, kur ai u emërua aktori më i mirë dytësor për rolin e tij si një polic irlandez në “The Untouchables.” /abcnews.al