Prefekti i Kukësit Zenel Kuçana, foli në “ABC” për situatën e zjarreve në Lakun e Thive.
Ai theksoi se gjatë natës situata është paraqitur kritike, pasi në fillimisht u mendua për neutralizim të zjarrit, por brenda një orë ka pasur një shpërthim të flakëve duke dalë jashtë kontrollit.
Kuçana u shpreh falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse të cilët nuk e ndalën në asnjë moment luftën me zjarrin, u bë e mundur vënia në kontroll e situatës.
“Mbrëmë situata ka qenë kritike, pasi kur u duk se vatra e zjarrit u shua ajo doli jashtë kontrollit brenda orës. Dhe menjëherë u mobilizuan zjarrfikëset. Kjo punë ka vijuar deri në orën 3 të mëngjesit. Mbrëmë kanë ardhur rreth 9 mjete zjarrfikëse nga Kosova të cilët janë futur në operacion. Ende vijon puna që zjarri të fiket gradualisht, dua të theksoj se erërat e forta dhe terreni i vështirë vështirësojnë punën”, tha ai.
Gjithashtu theksoi se puna do të vijojë me fikjen e zjarrit për të parandaluar rrezikun ndaj banesave, ndërsa aktualisht nuk paraqitet rrezik.
Mbrëmjen e kaluar situata është paraqitur problematike në tunelin e Kalimashit, pas fatmirësisht mëngjesin e sotëm zjarri është vënë në kontroll.
/abcnews.al/