Prefekti i Dibrës Nexhbedin Shehu dhe Shefi i policisë rrugore Admir Tupja në mesnatë ishin në majën e Qafës së Buallit, pasi aty është dhe situata më kritike për këtë qark. Prefekti raportoi për ekipet në terren dhe zonat me problematike.
Nexhbedin Shehu: “Megjithë situatën e rënduar rrugët janë mbajtur të hapura. Janë mbi 32 mjete borëpastruese fadroma, kripore që kanë mbajt rrugët të hapur. U bëj thirrje drejtuesve të mjeteve të mos dalin ën terren nëse nuk e kanë të nevojshme, shoferët të përdorin zinxhirë meqënëse situata është e rënduar”.
Admir Tupja: “Kemi 60 forca policie në terren nga Kalaja e Dodës deri në Shkopet, nuk kemi akse të bllokuara. Kemi pasur problem në Qafë Ulëz për shkak të daljes nga rruga të dy mjeteve”. /abcnews.al