Analisti Preç Zogaj është shprehur se nuk kishte pritur që protesta e opozitës të zgjaste më shumë.
“Unë personalisht nuk kam prtitur që protesta të jetë shumë e gjatë. Protesta që organizoi opozita është se ajo lufton për të ardhur në pushtet. Protestat që organizon opozita jënë protesta që duan të japin një mesazh përmes asaj që u dha, pjesëmarrja etj. Mendoj se 4-5 orë ishte një kohë e mjaftueshme”.
Duke komentuar deklarat e bëra më parë nga Basha dhe Kryemadhi se sot do rrëzohej Rama, Zogaj u shpreh se qeveritë nuk bien nga protesta të organizuara nga opozita.
“Duhet të bimë dakod dhe njerëzit duhet të dinë se retorika politrike ka për qëllim që të nxisë pjesëmarrjen. Nuk ka ndodhur që të bien qeveritë me protesta që organizon opozita”./abcnews.al