Gazetari i Edicionit Veror në ABC News ka përcjellë për teleshikuesit një përmbledhje të detajuar të parapaskenave të natës së parë të festivalit Sunny Hill, që u zhvillua në Gërmi të Prishtinës.
I pranishëm në këtë aktivitet Eni Shehu solli për publikun emocionet, rrëfimet dhe ndjesitë e këtij festivali.
Në natën e parë kanë performuar disa prej artistëve ndërkombëtarë si Stanaj dhe ylli Dua Lipa.
Ekipi i Televizionit Klan që ka edhe ekskluzivitetin e këtij festivali që sjell në Kosovë këngëtarë të njohur të huaj dhe shqiptarë ishte aty për të ndjekur një nga festivalet që premton të kthehet më i rëndësishmi në Rajonin e Ballkanit.
I madh ishte edhe publiku që mbërriti në Parkun Kombëtar të Gërmisë për të dëgjuar të preferuarit e tyre.
E fundit që u ngjit në skenën e “Sunny Hill”, pas një mbrëmje të gjatë ku kënduan 13 artistë, ishte Dua Lipa.
Për 1 orë e 30 minuta, ajo solli hitet që i dhanë dy çmime “Brit Awards” dhe këngët e saj më të fundit. /abcnews.al